Prishtinë - ProCredit Bank njofton të gjithë klientët të cilët kanë paguar me kartelat e tyre gjatë kampanjës “FIFA Kampionati Botëror Brazil 2014” dhe i kanë dorëzuar zarfet në degët e bankës - data e tërheqjes së zarfeve ka ndryshuar, andaj ju ftojmë të na ndiqni më 12 maj, 2014 në emisionin e pasdites IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës ku do të shpallet fituesi i cili do të përfitoj dy bileta për ta shikuar nga afër lojën Kostarika-Anglia në Brazil.
Të gjithë pjesëmarrësve, ProCredit Bank ju uron suksese!