Me moton “Vrapo për paqe dhe tolerancë”, ProCredit Bank për të katërmbëdhjetin vit me radhë ishte mbështetëse e gjysmë maratonës, e cila nxori si triumfues Joel Maina nga Kenia në konkurrencën e meshkujve, kurse Ciran Elena Daniela triumfoi në konkurrencën e femrave. Ndërsa në konkurrencën e veteranëve, Zijadin Kryeziu arriti të dalë më i miri dhe ta rrëmbej sërish trofeun.
Më shumë se 1200 garues kanë marrë pjesë në gjysmë maratonën e këtij viti nga Kosova, Kenia, Maroku, Hungaria, Ukraina, Suedia, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Rumania, Moldavia e të tjera.
ProCredit Bank është mbështetëse tradicionale e kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive në vend, e cila i kontribuon imazhit të sportit kosovar.
ProCredit Bank!