Kushte të reja për bizneset përmes “Kredive Investive” nga ProCredit Bank

Prishtinë, 15 maj 2014 – Me qëllim të mbështetjes së zhvillimit dhe përmirësimit të aftësive konkurruese të bizneseve shumë të vogla, të vogla, të mesme dhe atyre agro, ProCredit Bank lanson shërbimin “kredi investive” me normë të favorshme të interesit, si dhe me shpenzime administrative nga 0%. 

Përveç normave preferenciale, përfitimi nga ky lloj i kredisë është mundësia fleksibile e kthimit të kredisë, i cili bëhet përmes grejs periudhave, si dhe mundësia e kthimit deri në afatin prej 10 vjetësh.

Nga kjo kredi investive e ofruar nga ProCredit Bank do të kenë mundësi të përfitojnë:
- bizneset për të investuar në veprimtarin e tyre me qëllim zgjerimin dhe/ose rritjen e efikasitetit,
- agro bizneset apo fermerët për të investuar në blerjen e tokës bujqësore dhe/ose rritjen e kapaciteteve të tyre.

Drejtori Gjeneral i ProCredit Bank, z. Ilir Aliu, ka theksuar se ProCredit Bank vazhdon të kontribuojë në integrimin dhe zhvillimin e balancuar ekonomik të Kosovës duke prirë me iniciativa dhe oferta për të përshtatur trendeve aktuale dhe nevojave të bizneseve. 

Në këto raste, nevojat e klientëve për investime afatgjata, shpesh plotësohen me financime afatshkurta. Prandaj, ProCredit Bank zotohet të iu ofrojë klientëve strukturë të favorshme të financimit, qasje në fonde me kosto të ulët, si dhe plan pagese të përshtatshëm për natyra të ndryshme të investimeve.

“Si një partner i besueshëm për biznese në Kosovë, banka jonë vazhdon edhe më tej të kontribuojë në integrimin dhe zhvillimin e balancuar ekonomik dhe shoqëror. Përmes kësaj kredie, bizneset në Kosovë do të mund të koncentrohen në plane investive dhe afatgjata, sepse investimet e tilla bëjnë ndryshimin”, është shprehur zt. Aliu.

Klientët e biznesit financohen nga ProCredit Bank, duke shfrytëzuar edhe fondet nga Banka Evropiane për Investime dhe nga Fondi i Investimeve Evropiane dhe Fondi Garantues nga USAID dhe Qeveria e vendit (DCA).