Stabilitet dhe perfomancë e kënaqshme afariste
• ProCredit Bank përmbylli vitin 2013 me rezultate të shkëlqyera duke përforcuar tutje pozitën e të qenit një ndër institucionet më të fuqishme dhe më stabile në industrinë bankare
• Për gjatë tri vjetëve të fundit aksionarët tanë rritën kapitalin bazë për 15 milion euro duke arritur vlerën në 96 milion euro në fund të vitit 2013. Banka është e kapitalizuar shumë mirë dhe treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit janë mbi normat e rregullatorit.
• ProCredit Bank Kosova e ruajti pozitën e saj udhëheqëse në sektorin bankar me mbi 25% të aseteve totale dhe një pjesëmarrje tregu prej rreth 26% si në kredi bruto ashtu edhe në depozita. Asetet e përgjithshme në fund të 2013 qëndronin në 791.1 milionë euro
• Depozitat e klientëve kanë dëshmuar sërish besueshmërinë e lartë të qytetarëve të Kosovës në bankën tonë – ku totali i depozitave në fund të vitit 2013 arriti shumën prej 665.6 milionë euro
• Çelësi i suksesit të ProCredit Bank në fushën e klientëve të biznesit, gjatë vitit 2013, ishte vendosja dhe fuqizimi i pozitës në treg si zgjedhje e parë për klientët e biznesit të vogël dhe shumë të vogël, po ashtu edhe ofrimin e shërbimeve bankare të cilësisë së mirë për klientët e biznesit të mesëm – total portfolio e kredive në ProCredit Bank në fund të vitit 2013 arriti shumën prej 471.2 milionë euro.
• Bizneset e prodhuesve bujqësorë dhe të përpunuesve të ushqimeve vendore janë një grup shumë i rëndësishëm për bankën ProCredit, ku si bankë duke u inkorporuar brenda këtij zinxhiri bashkëpunues formojmë një partneritet të domosdoshëm për ndërtimin / zhvillimin afatgjatë e të qëndrueshëm të sektorit bujqësor në përgjithësi. Në këtë segment gjatë vitit 2013 fokusi kryesisht ka qenë tek investimet kapitale bujqësore ku portfolio totale arrin nivelin prej 37 milionë eurosh.
Implementimi i konceptit të zhvillimit profesional të stafit dhe investime ne trajnime
• ProCredit Bank është një ndër institucionet e vetme në Kosovë me një program të qartë të punësimit dhe të zhvillimit profesional të stafit.
• Në vitin 2013 në investuam rreth EUR 860,000.00 në trajnimin dhe zhvillimin e stafit tonë. Respektivisht, investimet mesatare vjetore në trajnime për një punëtor ishin rreth 1000 euro. Nëse e përkthejmë gjithë këtë në ditë mesatare të trajnimit për punëtor, çdo punëtor është trajnuar për rreth 10 ditë gjatë vitit 2013.
• Në vitin 2011 ne kemi lansuar program unik për tregun e Kosovës “Programi për bankierë të rinj”, një mundësi për trajnim dhe zhvillim gjithëpërfshirës për profesionistë të kualifikuar dhe të sapodiplomuar nga universitetet apo institucione të tjera të arsimit të lartë.
Modernizimi dhe automatizimi i shërbimeve bankare
• e-Banking ka pasur përmirësimet më të rëndësishme në vite me futjen e funksionalitetit të pagesave të tatimeve, te shërbimeve komunale dhe versionit mobil të internetit. Funksionaliteti i pagesës së shërbimeve komunale u lejon klientëve që të paguajnë shumë fatura nga shtëpia apo zyra duke kryer vetëm disa veprime.
• Vendosja e këndeve të vetëshërbimit, ku funksioni më i spikatur i tyre ishte shërbimi i depozitimi të keshit përmes bankomateve. Njëkohësisht, këto kënde ishin gjithashtu një hap i rëndësishëm për ta sjellë bankën më afër qëllimit afatgjatë të kalimit të disa shërbimeve të thjeshta rutine nga dega në pajisjet e automatizuara bankare.
• Me lancimin e e-Commerce banka jonë u bë e para në treg që u ka ofruar tregtarëve dhe bizneseve një mënyrë për të pranuar pagesa online, duke bërë të mundur shitjet online të produkteve dhe shërbimeve të tyre.
• Përdorimi i shërbimeve bankare me SMS gjithashtu është rritur në mënyrë të konsiderueshme.
Perspektiva për vitin 2014
ProCredit Bank, si zgjedhja e parë bankare e bizneseve në Kosovë, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për t’u siguruar që bizneset në Kosovë do të vazhdojnë ta kenë bankën tonë si partnerin më të besueshëm në zhvillimin e tyre.
Në këtë aspekt, fokusi strategjik i bankës në vitin 2014 do të jetë thellimi i marrëdhënieve tona me klientët nëpërmjet ofrimit të serisë së plotë të shërbimeve në mënyrën më efikase.
Gjithashtu, roli këshillues i stafit tonë do të sigurojë që biznesi të marrë këshilla të mira dhe cilësi më të mirë të shërbimeve. Synimet tona strategjike për vitin 2014 përfshijnë gjithashtu përqendrim të veçantë në kreditimin e gjelbër, pasi ne jemi të bindur se kjo është perspektiva më e përgjegjshme dhe afatgjatë për zhvillimin e bizneseve dhe të ekonomisë.
Në anën tjetër në fokus kemi edhe tek investimet kapitale bujqësore, duke i adaptuar produktet e bankës në funksion të fermerit me qëllimin e vetëm që të krijojë masa lehtësuese gjatë afarizmit të tyre.
ProCredit Bank do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shkëlqyeshme në mënyrë të përgjegjshme për klientët privatë. Kjo do të arrihet duke caktuar personelin përkatës përgjegjës vetëm për kujdesin ndaj klientëve privatë. Investimet në teknologji që do të lehtësojnë aktivitetin bankar në të ardhmen, do të luajnë një rol të rëndësishëm në vendimet tona të investimeve në vitin 2014 dhe përtej.
Në përgjithësi, ne presim që të gjitha objektivat tona strategjike të arrihen përmes pasurisë sonë më të rëndësishme: stafit tonë. Prandaj trajnimi dhe zhvillimi profesional i stafit tonë, me fokus të veçantë në aktivitetin etik bankar, do të vazhdojë të jetë prioriteti jonë më i lartë.
Këtë vit ne kemi filluar ndërtimin e Qendrës së Trajnimeve në Prevallë të Prizrenit, ku do të shërbejë si qendër rajonal e trajnimeve të brendshme të stafit të ProCredit Bank-ës.