ProCredit Bank fillon iniciativën “Fqinjët për fqinjët”
Prishtinë 23 maj, 2014 - ProCredit Bank me seli në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Rumani dhe Bulgari si dhe bankat ProCredit në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi vendosen të krijojnë një fond të veçantë, me ç ‘rast dhurojnë 600,000 Euro për rajonet e prekura nga përmbytjet.
Këto para do të kanalizohet përmes iniciativës "fqinjët për fqinjët", iniciativë kjo e ngritur nga të gjashtë bankat ProCredit.
Bankat ProCredit Bank në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi do t’i shpërndajnë fondet e dhuruara në formë të ndihmës humanitare, në materiale mjekësore dhe higjienike, ushqim dhe ujë si dhe pajisje tjera mbështetëse varësisht prej nevojave të zonave të prekura.
“Shpresojmë se ndihma e nevojshme do të arrijë shpejt për njerëzit në nevojë. Falënderojmë bankat e tjera ProCredit që kanë kuptuar nevojën e personave të prekur. Ne do të synojmë që përmes kësaj ndihme të përqendrohemi në furnizime mjekësore " tha Edin Hrnjica, anëtar i bordit drejtues të ProCredit Bank Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Është shumë e rëndësishme se ndihma nga bankat tona simotra do të arrijë sa më shpejtë në një mënyrë mbështetëse dhe praktike. Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar një sërë iniciativash. Mbështetja financiare për rajonet e prekura nga përmbytjet është vetëm një pjesë e saj ", thotë Svetllana Tolmaceva, Kryesuese e Bordit Ekzekutiv të ProCredit Bank në Serbi.