ProCredit Bank fillon me fushatën Eko Kredi për renovim të shtëpisë/banesës

ProCredit Bank është bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe ofron shërbime të përgjegjshme bankare. Pjesë e kësaj përgjegjësie është angazhimi për të vepruar në përputhje me standardet sociale, etike dhe mjedisore. Të njëjtin parim banka po përpiqet që përmes kredi dhënies dhe shërbimeve tjera bankare t’i vetëdijësoj klientët që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe mbrojtjes së ambientit.

Andaj, ProCredit Bank ka lansuar fushatën Eko Kredi për renovim të shtëpisë/banesës, kredi kjo që ju mundëson që të realizoni investime në banesën/shtëpinë tuaj, duke implementuar masa me efikasitet të energjisë si dhe energji nga burimet e rinovueshme me qëllim që të rrisni komoditetin në shtëpinë tuaj si dhe t’i zvogëloni shpenzimet mujore.

Përse të investoni në masat Eko?

  • Siguroni komoditet dhe kushte më të mira jetese në shtëpinë/banesën tuaj.
  • Kurseni duke ulur shpenzimet mujore të energjisë elektrike.
  • Kontribuoni për një mjedis më të pastër.

Një investim i vogël në ambientin ku jetoni, do të rezultojë me rritje të komoditetit dhe kursime të mëdha!

Disa nga investimet që ju mund t’i realizoni me Eko Kredi:

  • Izolim i brendshëm dhe i jashtëm i banesës/shtëpisë - redukton humbjen e nxehtësisë ose ftohtësisë  (varësisht nga sezoni)

  • Vendosja e dritareve/dyerve efiçientë – redukton humbjen e nxehtësisë ose ftohtësisë (varësisht nga sezoni)

  • Ngrohës efikas të ujit – redukton konsumin e energjisë elektrike gjatë nxehjes së ujit
    Sistem efikas të ngrohjes qendrore/gjeotermale

  • Zëvendësimi i pajisjeve shtëpiake të energjisë joefikase me pajisje efiçiente të klasës A (enëlarëse, frigorifer, furrë, kondicioner etj.) – redukton konsumin e energjisë elektrike.
    Për më shumë informata rreth kushteve të Eko kredisë, klikoni këtu.

ProCredit Bank, banka ime!
Për çfarëdo lloj pyetje rreth shërbimit apo investimeve  që mendoni se do të kontribuonin në rehatinë tuaj, mund të kontaktoni këshilltarët për klientë privatë nga ProCredi Bank apo edhe të aplikoni Online.