ProCredit Bank pjesë e aksionit "Ta Pastrojmë Kosovën"

ProCredit Bank ka pranuar me entuziazëm ftesën e iniciativës qytetare ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, duke pastruar hapësira publike në të gjitha qytetet e Kosovës ku operon ProCredit Bank.

Mbi 250 staf të bankës kanë mbushur disa qindra qese me mbeturina duke dhënë mesazhin që një ambient i pastër është përgjegjësi e gjithë secilit.

ProCredit Bank mbështet fuqishëm idenë e kësaj iniciative se hedhja e mbeturinave në vendet e duhura dhe ruajtja e ambientit janë përgjegjësi e secilit prej nesh.

ProCredit Bank - Është vendi ynë, ta mbajmë pastër!