ProCredit Bank organizoi takim me fermerë dhe grumbullues të qumështit

Prishtinë – ProCredit Bank ka mbajtur takim me blegtorët e komunës se Gjakovës, qëllim i të cilit ishte të diskutohen të arriturat e fundit në sektorin e prodhimtarisë se qumështit, fokusi dhe rëndësia e zhvillimit të blegtorisë.

Organizimi i kësaj ngjarjeje u mundësua nga ProCredit Bank dhe grumbulloi mbi 45 fermerë dhe grumbullues të qumështit, të cilët këmbyen përvojat e tyre në sferën e prodhimit dhe grumbullimit.  Kësaj ngjarje me kënaqësi iu bashkua edhe drejtori i përgjithshëm i ProCredit Bank z. Ilir I. Aliu dhe zyrtarë nga MBPZHR si dhe ekspertë dhe profesor nga Fakulteti i Bujqësisë.

Që nga viti 2002 ProCredit Bank ju mundëson bujqve në Kosovë qasjen në financime, që atëherë ProCredit Bank vazhdon të jetë banka lidere me portfolion më të gjerë të agrokredive.

ProCredit Bank do të vazhdojë t’i mbështesë edhe në të ardhmen agrobizneset, duke marrë parasysh rëndësinë dhe potencialin e sektorit të bujqësisë karshi ndikimit në zhvillimin e ekonomisë, me kapacitet për të gjeneruar vende pune.

ProCredit Bank – në përkrahje të agrobiznesit!