ProCredit Bank vazhdon të mbajë takime të ndryshme me fermer të cilat kanë për qellim diskutimet për sektorët e ndryshme në fushën e agro biznesit.
Tema radhës e cila u diskutua me pemëtarët e regjionit të Ferizajit në pemishten “NTP FRUTI I FRESKËT” kishte në fokus prodhimtarin e mollëve dhe rëndësinë e zhvillimit të këtij sektori në përgjithësi. Në këtë ngjarje ProCredit Bank ka angazhur ekspertin dhe profesorin nga Fakulteti i Bujqesisë z. Vahid Avdiu i cili ka ligjeruar mbi sëmundjet dhe trajtimin e sëmundjeve të pemëve.
ProCredit Bank që nga viti 2002 mundëson financime për agro biznese. Qëllimi ynë është i thjeshtë: të mundësojmë që agrobizneset të zhvillohen me sukses, të krijojmë një bashkëpunim afatgjatë, si dhe të përfitojn shërbime të shpejta dhe cilësore nga ne.
ProCredit Bank – në përkrahje të agrobiznesit!