ProCredit Bank ka mbajtur takimin e radhës me prodhuesit e qumështit të komunës së Lipjanit. Në këtë takim u diskutua për higjenen e qumështit dhe për sëmundjen e mastitit tek lopët, si dhe u prezantua projekti për subvencionimin e qumështit nga ana e MBPZHR.
Organizimi i kësaj ngjarje u mundësua nga ProCredit Bank ku të ftuar ishin mbi 30 fermerë-klientë të bankës, të cilët këmbyen përvojat e tyre në sferën e prodhimit të qumështit. Në këtë ngjarje ProCredit Bank ka angazhuar ekspertin dhe profesorin nga Fakulteti i Bujqësisë z. Kurtesh Sherifi i cili ka ligjëruar mbi higjienën e qumështit si dhe për sëmundjen e mastitit tek lopët. Po ashtu prezent ishte edhe zyrtari nga MBPZHR z. Arsim Memaj i cili ka ligjëruar për kriteret që duhet plotësuar nga ana e fermerëve për subvencionimin e qumështit.
Që nga viti 2002 ProCredit Bank ju mundëson fermerëve në Kosovë qasje në financime dhe që atëherë ProCredit Bank vazhdon të jetë banka liderë me portofolin më të gjerë të agrokredive.
ProCredit Bank do të vazhdojë t’i mbështesë edhe në të ardhmen agrobizneset, duke marrë parasysh rëndësinë dhe potencialin e sektorit të bujqësisë karshi ndikimit në zhvillimin e ekonomisë, me kapacitet për të gjeneruar vende pune.
ProCredit Bank – në përkrahje të agrobiznesit!