ProCredit Bank shpërblen fermerët më të dalluar të Therandës në fushën e agros përkatësisht në sektorin e prodhimtarisë së grurit dhe perimeve.
Fehmi Gashi( vendi i parë), Muhamet Kurtishaj ( vendi i dytë), Nijazi Bytyqi ( vendi i tretë) nga sektori i prodhimtarisë së grurit dhe Liman Hoti nga prodhimtaria e pemëve rrëmbyen çmimet e para duke ekspozuar produktet e tyre bujqësore në “Ekspozitën e Grurit 2014”, ngjarje kjo e cila u organizua nga drejtoria për planifikim, zhvillim, bujqësi dhe pylltari dhe u mbështet nga ProCredit Bank.
Me këtë ngjarje edhe një herë e më shumë ProCredit Bank dëshmon se është banka partnere për agrobizneset e Kosovës duke vlerësuar dhe nderuar punën e tyre.
ProCredit Bank – Në përkrahje të agrobiznesit!