Njoftim

ProCredit Bank njofton të gjithë klientët e saj se norma e interesit në llogari të kursimeve, në llogari të depozitave me afat dhe në planin e kursimit në valutën EUR do të pësojë ndryshime.

Norma e re e interesit për llogaritë e depozitave me afat do të jetë e aplikueshme nga data 16 shtator 2014.
Ndërsa për llogaritë e kursimeve, planin e kursimit dhe për depozitat me ripërtëritje automatike, norma e re e interesit do të jetë e aplikueshme nga 15 tetor 2014.

Për më shumë informata, ftohen të gjithë klientët e ProCredit Bank të drejtohen në degët tona ose të thërrasin në qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.

ProCredit Bank ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton në një bashkëpunim të mëtutjeshëm!