Prishtinë - ProCredit Bank Kosova është banka e parë dhe e vetme në vend e vlerësuar nga kompania e mirënjohur ndërkombëtare Fitch Ratings.
Këtë vit banka ka shënuar ngritje në shkallën e vlerësimit kreditorë afatgjatë nga B në B+, shkallë kjo më e larta e mundur në vend.
Vlerësimi më i lartë për ProCredit Bank Kosovë gjithashtu reflekton kapacitetin dhe besueshmërinë e ProCredit Holding, aksionarin kryesor të bankës, të ofrojë mbështetje për institucionet që janë pjesë e grupit. Për më tepër, vlerësimi i ProCredit Holding, ku ProCredi Bank është pjesë, ka pasur rritje nga BBB- në BBB.
Fitch Rating është agjencioni global për rejtingun kreditor dhe një nga tri agjencionet më të mëdha që merren me vlerësim të pavarur të rejtingut kreditor sipas standardeve ndërkombëtare të krahasueshme.