Njoftim

Të nderuar klientë,

Ju njoftojmë se ProCredit Bank do të bëjë mbylljen e llogarive të cilat për arsye të mospërdorimit janë joaktive. Procesi i mbylljes përfshinë llogaritë rrjedhëse dhe të kursimit në të gjitha valutat ( EUR, USD, CHF, GBP)  të cilat kanë bilance zero dhe nuk janë aktive.

Mbyllja e këtyre llogarive do të bëhet nga banka 30 ditë pas periudhës se njoftimit ( sms apo njoftimi në ueb).

Në rast se dëshironi të aktivizoni llogaritë, ju lutemi të vizitoni degën tuaj më të afërt.

ProCredit Bank!