Të nderuar klientë,
ProCredit Bank ju njofton se ka filluar përditësimin e të dhënave të klientëve të saj, kjo me qëllim që të sigurohemi se të dhënat tuaja që ne posedojmë janë të sakta e të plota, të cilat sjellin siguri edhe evitojnë keqpërdorimin.
Prandaj, në muajt në vazhdim, ju mund të pranoni thirrje telefonike nga stafi i ProCredit Bank për t’i konfirmuar të dhënat tuaja apo në rast nevoje do të kërkohet nga ju të vizitoni degën tonë më të afërt me qëllim përditësimi.
Pse është me rëndësi azhurnimi/përditësimi i të dhënave të klientëve?
Cilësia e të dhënave të klientëve është faktor i rëndësishëm në sektorin bankar. Gjatë krijimit të profilit të klientit, klientët duhet t’ju ofrojnë bankave informata të sakta e cilësore, informata këto që i ndihmojnë bankës për identifikimin e nevojave të klientëve me qëllim të ofrimit të shërbimeve bankare cilësore, që i përshtaten nevojave të bizneseve si dhe personave privatë.
Pse bankat e bëjnë përditësimin e të dhënave të klientëve të tyre?
Duke u bazuar në rregullat si dhe ligjet ndërkombëtare e kombëtare, bankat janë të obliguara që të dhënat e klientëve t’i përditësojnë kohë pas kohe (në baza të vazhdueshme), varësisht nga rregullat dhe ligjet në vendet respektive.
Sa është me rëndësi për klientin t’i ketë të dhënat e përditësuara?
Përditësimi i vazhdueshëm i të dhënave të klientëve eviton problemin e cilësisë së të dhënave të klientëve, por padyshim eviton mundësinë e keqpërdorimit të të dhënave të klientëve nga persona tjerë (duke përfshirë këtu potencialisht “vjedhjen” e identitetit dhe të dhënave personale). Përditësimi i të dhënave do të shërbej si një mjet mbrojtës për klientët nga keqpërdorimet potenciale që mund të shfaqen.