Njoftim

ProCredit Bank njofton të gjithë klientët e saj se norma e interesit në llogari të kursimeve dhe në llogari të depozitave me afat do të pësojë ndryshime.

Norma e re e interesit për llogaritë e depozitave me afat do të jetë e aplikueshme nga data 09 Shkurt 2015. Ndërsa për llogaritë e kursimeve dhe për depozitat me ripërtëritje automatike, norma e re e interesit do të jetë e aplikueshme nga data 01 Mars 2015.

Gjithashtu, ProCredit Bank njofton klientët e saj që ka ndryshuar edhe kushtet e tërheqjes apo transfertit nga llogaria e kursimit, në mënyrë që kjo llogari të përdoret vetëm për qëllime kursimi ashtu siç edhe është e destinuar. Kështu që, duke filluar nga data 01 Mars 2015 për transaksionet dalëse (tërheqje apo transfert) që realizohen në degët tona nga llogaria e kursimit do të aplikohen komisionet e njëjta si për transaksionet përkatëse nga llogaria rrjedhëse. Për më tepër, në llogarinë e kursimit do të aplikohet komision shtesë në rast se klienti realizon më shumë se një transaksion dalës brenda muajit dhe ky komision do të aplikohet për çdo transaksion të tillë.

Për më shumë, ftohen të gjithë klientët e ProCredit Bank të i referohen faqes tonë zyrtare të internetit, të drejtohen në degët tona ose të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.

ProCredit Bank ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton në një bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Për më shumë informata, klikoni linkun.