Tani, bankomatet e Bankës ProCredit mundësojnë tërheqje edhe nga llogaria e kursimit

Banka ProCredit njofton se duke filluar nga data 02 mars, 2015 ofron mundësin e realizimit të tërheqjeve në bankomate (ATM) edhe nga llogaria e kursimit përmes kartelave të debitit të lëshuara nga Banka ProCredit.

Ky shërbim i ri vjen si rezultat i përkushtimit të Bankës ProCredit në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve elektronike bankare, përmes të cilave ne synojmë të kursejmë kohën e klientëve tanë dhe ofrojmë një mori zgjedhjesh fleksibile 24/7.

Aktualisht, Banka ProCredit numëron rreth 140 bankomate në tërë territorin e Kosovës të cilat ofrojnë ketë shërbim dhe jo vetëm - duke qenë se tashmë përveç tërheqjeve, ndërrimit të pinit, informatave mbi gjendjen e llogarisë – risi janë edhe dy shërbimet tjera si pagesat e faturave dhe deponimet në ATM.