Banka ProCredit si bankë e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit, për nder të 15 vjetorit për të gjithë klientët privatë ka përgatitur:
PAKON E GJELBËR
Çka përmban Pako e Gjelbër?
Eko kredi me kushte të favorshme e cila bënë të mundshme realizimin e eko investimeve me normë të favorshme të interesit dhe 0% shpenzime administrative.
Këshilltarë personal që investimi juaj të përshtatet me nevojat tuaja.
Gjithashtu, klientët përfitojnë FALAS:
*SMS njoftimin për një vit (mbi 100€ për transaksionet në llogarinë rrjedhëse dhe në kartelën e debitit)
*Kodin Identifikues të Klientit
*Lëshim falas të kartelës së debitit
Për më tepër, përmes eko kredive, ju mund të investoni në:
*Izolim më të mirë për banesë/shtëpi (ftohje, ngrohje) - për shtëpi më të freskët në verë dhe më të ngrohtë në dimër, ju mund ta bëni izolimin e shtëpisë tuaj (të mureve, dyshemesë dhe çatisë) si edhe të vendosni dritare dhe dyer të reja më efiçiente.
*Sistem efiçient për ngrohje dhe ftohje - Shpenzimi më i madh i energjisë në shtëpi ndodh gjatë ngrohjes apo ftohjes. Instalimi i sistemeve efiçiente për ngrohje dhe ftohje në një shtëpi të izoluar mirë bën të mundur kursimin e energjisë.
*Pajisje shtëpiake efiçiente - zëvendësimi i pajisjeve shtëpiake me pajisje efiçiente të Klasit A (enëlarëse, frigorifer, furrë, kondicioner etj)– redukton konsumin e energjisë elektrike dhe njëkohësisht zvogëlon faturat mujore.
Qasja e përgjegjshme në mbrojtjen e mjedisit është pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë shoqërore të Bankës ProCredit dhe vlerë e integruar në filozofinë tonë bankare. Marrja e masave në uljen e ndotjes mjedisore përballë ndryshimeve aktuale klimatike është çështje që kërkon trajtim urgjent.
Prandaj, ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh, pa marrë parasysh profilin e veprimtarisë sonë, andaj Banka ProCredit është nismëtare në këtë drejtim duke qenë banka e parë në vend që ka filluar të ofrojë Eko Kredi.