Banka ProCredit organizon takim me prodhuesit e perimeve në serra në Komunën e Mamushës


ProCredit Bank vazhdon të mbajë takime të rregullta me fermerë të cilët kanë për qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e agrobiznesit të tyre.
Tema radhës e cila u diskutua me prodhuesit e perimeve të regjionit të Mamushës ishte prodhimi dhe mirëmbajta e perimeve në serra.
Gjithashtu  në këtë ngjarje Banka ProCredit ka angazhuar profesor z. Skender Kaqiu i cili ka ligjëruar mbi sëmundjet dhe trajtimin e sëmundjeve të perimeve, mënyrën e përdorimit të plehut kristalor, dhe mirëmbajtjen e fidanëve.
ProCredit Bank do të vazhdoj me organizimin e seminareve për klientët e agrobiznesit në të gjithë Kosovën duke i ofruar këshilla profesionale nga ekspert të specializuar në sektorin e agrikulturës, duke marrë parasysh rëndësinë dhe potencialin e sektorit të bujqësisë në zhvillimin e ekonomisë dhe për të gjeneruar vende pune.

ProCredit Bank – në përkrahje të agrobiznesit!