NJOFTIM

ProCredit Bank SH.A. njofton klientët të cilët për një kohë të gjatë nuk i kanë përdorur llogaritë e tyre bankare, se marrëveshjet për llogaritë e tyre private bankare do të ndërpriten.

Ndërprerja e marrëveshjeve dhe mbyllja e llogarive bëhet në pajtueshmëri  me Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të biznesit për klientët privatë dhe ligjet në fuqi.

Ky njoftim bëhet 45 ditë para mbylljes së llogarive me qëllim që t’ju jepet kohë e mjaftueshme klientëve përkatës që të paraqiten në ndonjërën nga degët e bankës për të tërhequr të hollat nga llogaritë e tyre.

Pas afatit të sipërpërmendur llogaritë  e klientëve do të mbyllen dhe në rastin e llogarisë së kursimeve banka nuk do të vazhdojë përllogaritjen e interesit.
Klientët llogaritë e te cilëve do të mbyllen, mjetet që gjenden në këto llogari mund t’i tërheqin në çdo kohë edhe pas kësaj date në cilëndo prej degëve të ProCredit Bank SH.A.

Për informata shtesë ju lutem kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve: 049 555 555; 038 555 555 ose vizitoni degën më të afërt të ProCredit Bank SH.A.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe bashkëpunimin e deritanishëm.