Banka ProCredit njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 1 Qershor 2017, çmimorja për shërbime për klientë e biznesit dhe privatë do të pësojë ndryshime.
Nga 01 Qershor 2017, banka do të aplikoj komision mujor në llogarinë rrjedhëse. Ky komision mujor për klientët privatë përfshin mirëmbajtjen e llogarisë rrjedhëse dhe të kursimit, lëshimin dhe mirëmbajtjen e debiti kartelës, shërbimin e-Banking dhe tokenin si dhe Kodin Identifikues të Klientit. Për klientët e biznesit, komisioni mujor në llogarinë rrjedhëse përfshinë: mirëmbajtjen e llogarisë rrjedhëse, lëshimin dhe mirëmbajtjen e debit kartelës, shërbimin e-Banking dhe tokenin (deri në dy token nëse kjo është e nevojshme) si dhe Kodin Identifikues të Klientit.
Të gjitha shërbimet e lartcekura janë të nevojshme për të operuar me llogaritë tuaja bankare në Zonat 24/7 dhe kanalet tjera alternative të ofruara nga banka. Në rast se nuk posedoni ndonjërën nga shërbimet e lartcekura, ju mund të vizitoni degën më të afërt të bankës në mënyrë që të pajiseni me këto shërbime.
Për më shumë informata rreth këtyre ndryshimeve, të gjithë klientët e bankës ProCredit mund të drejtohen në degët tona ose të kontaktojnë Qendrën e Kontaktit në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.
Banka ProCredit ju falënderon dhe ju fton në bashkëpunim të mëtutjeshëm!
Me respekt,
Banka ProCredit