Njoftim

Të nderuar klientë,

Si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës së shërbimeve elektronike, ProCredit Bank Sh.a. ju njofton se duke filluar nga data 14 Qershor, pikat e mëposhtme shërbyese:

• Rr. Dëshmorët e Kombit p.n, Ferizaj
• Rr. Luan Haradinaj p.n, Deçan

do të jenë të mbyllura për shërbime direkte me klientë, përderisa klientët mund të shërbehen në cilëndo Zonë 24/7 për të kryer shërbimet e nevojshme bankare.

Banka ProCredit ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton në një bashkëpunim të mëtutjeshëm!

Me respekt,
Banka ProCredit