Agjensioni ndërkombëtar FITCH RATINGS konfirmon vlerësimin kreditor të shkallës ‘BB’ për Bankën ProCredit në Kosovë  

Agjensioni ndërkombëtar për rangim kreditor Fitch Ratings ka konfirmuar vlerësimin kreditor të Bankës ProCredit në Kosovë në “BB” (Long-Term Issuer Default Rating), Perspektiva: E qëndrueshme.
Ky vlerësim i lartë i qëndrueshmërisë kreditore të bankës ProCredit në Kosovë pasqyron kapitalizimin solid, bazën stabile të depozitave dhe mirëmbajtjen e cilësisë së lartë të aseteve. 
Qëndrueshmëria e lartë e Bankës ProCredit në Kosovë vjen edhe si rezultat i mbështetjes së ProCredit Holding, aksionarit të vetëm të bankës – me shkallë vlerësimi të konfirmuar këtë vit BBB, e cila zbaton një politikë të kujdesshme të menaxhimit të riskut në secilën nga bankat e grupit.

Për bankën ProCredit Kosovë konfirmimi i vlerësimit është një votë e besimit në strategjinë e bankës në funksion të mbështetjes financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe reflekton konfirmim të stabilitetit tonë si një institucion financiar që dëshmon për shkallën e lartë të respektimit të praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare bankare.

ProCredit Bank Kosova është banka e parë në Kosovë që vlerësohet çdo vit nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditor Fitch Ratings.