Banka ProCredit e përfaqësuar nga drejtori gjeneral Z. Ilir I. Aliu mori pjesë në forumin “Ngritja e kapaciteteve Profesionale në funksion të zhvillimit ekonomik", konferencë kjo e organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Ngritja e kapaciteteve profesionale në funksion të zhvillimit ekonomik ishte tema që u trajtua në këtë forum.
Investimet e Bankës ProCredit në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve, me fokus të veçantë në mundësitë që u ofron banka ProCredit studentëve kosovare përmes programit hyrës dhe punës praktike ishin disa pika që u trajtuan nga Ilir I. Aliu drejtor gjeneral në Bankën ProCredit.
Në anën tjetër Ardiana Bunjaku drejtoreshë ekzekutive e shoqatës së kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve të Kosovës listoi disa faktorë, se sa të rëndësishme janë specializimet profesionale për zhvillimin ekonomikë të vendit.