Banka ProCredit e përfaqësuar nga zëvendësdrejtoresha gjenerale znj. Eriola Bibolli mori pjesë në konferencën - “Financimi i Kontratave dhe Efiçenca në Pagesa në tregun e Kosovës”, konferencë kjo e organizuar nga Klubi i Prodhuesve vendor. Gjithashtu përfaqësues të USAID, KIESA si dhe Shoqatës së Bankave në Kosovë ishin në panelin folës të konferencës.
Konferenca trajtoi temën e financimit të kontratave përmes faktoringut financiar si dhe efiçiencën e pagesave në tregun e Kosovës.
Përmirësimi i sistemit bankar në Kosovë, me fokus të veçantë uljen e kamatave gjatë viteve të fundit si dhe sfidat e bankave si kreditues i bizneseve, me fokus të veçantë përvojat e Bankës ProCredit rreth financimit të kontratave ishin disa pika që u trajtuan nga Eriola Bibolli zëvendës drejtoresh gjeneralë në Bankën ProCredit.
Në anën tjetër Z. Balija listoj një sërë faktorësh të cilët duhet të përmirësohen siç janë: sigurimi i produkteve agrare nga agrobiznesi, përmirësimi i zbatimit të kontratave , njohja më e mirë e kamatëvonesës nga gjyqësori në Kosovë etj.