Në kuadër të promovimit të shërbimeve elektronike dhe ofrimit të mundësisë për kryerjen e shërbimeve bankare 24/7, ProCredit Bank Sh.a. njofton klientët se duke filluar nga data 02 Tetor, 2017, pikat e mëposhtme shërbyese do të mbyllen tërësisht për shërbime direkte me klientë.
-
Xhamia e Llapit, me adresë në rr. Ilir Konushevci p.n., do të shndërrohet në Zonë 24/7
-
Graçanicë, me adresë në rr. Cara Lazara p.n., do të shndërrohet në Zonë 24/7
-
Drenas, me adresë në rr. Fehmi Lladrovci p.n., do të shndërrohet në Zonë 24/7
-
Skenderaj, me adresë në rr. Sheshi Adem Jashari p.n., do të shndërrohet në Zonë 24/7
-
Gjilan, me adresë në rr. Medlin Ollbrajt p.n., do të shndërrohet në Zonë 24/7
-
Fushë Kosovë, me adresë në rr. Nënë Terezë (te rrethi) p.n.
-
Bregu i Diellit, me adresë në rr. Aktash 1 K. e Diellit p.n.
-
Mitrovica Veri, me adresë në rr. Krala Petra p.n.
-
Istog, me adresë në rr. Fadil Ferati p.n.
-
Ferizaj, me adresë në rr. Rexhep Bislimi nr.36/A
-
Shtime, me adresë në rr. e Tiranës p.n.
Për këshillime bankare, lusim klientët të vizitojnë pikat e tjera më të afërta të shërbimit, ndërsa të gjitha transaksionet e përditshme bankare klientët mund ti kryejnë përmes kanaleve elektronike, Zonave 24/7 dhe bankomateve. Për informata shtesë, klientët gjithashtu mund të na kontaktojnë edhe në Qendrën tonë të Kontaktit në numrat 049 555 555 dhe 038 555 555.
Banka ProCredit ju falënderon për mirëkuptim dhe mirëpret bashkëpunimin e mëtutjeshëm!
Me respekt,
Banka ProCredit