Njoftim

ProCredit Bank njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 03 dhjetor 2014, ne kemi rritur limitin e tërheqjes së parave në të gjitha bankomatet e ProCredit Bank nga 500 Euro në 1,000 Euro.

Që nga kjo datë të gjithë klientët privatë që posedojnë kartela të debitit Maestro apo Visa Electron si dhe të gjithë klientët e biznesit të cilët posedojnë kartela të debitit Visa Business Electron apo Visa Business Enterprise do te kenë mundësin e tërheqjes deri në 1,000 euro brenda 24 orëve.

ProCredit Bank ju falënderon për mirëkuptimin dhe ju fton në bashkëpunim të mëtutjeshëm!