ProCredit Bank njofton se nga data 01 shkurt, 2015 do të operoj me Kodin IBAN.
Çka është Kodi IBAN?
Kodi IBAN (International Bank Account Number) është standard ndërkombëtar për identifikimin e llogarive bankare nëpër shtete të ndryshme i pranuar nga Komiteti Evropian për Standarde Bankare.
Tek cilat pagesa nevojitet Kodi IBAN?
Kodi IBAN nevojitet gjatë procesimit të pagesave ndërkombëtare.
Si krijohet kodi IBAN për llogarinë tuaj bankare?
IBAN krijohet duke ia shtuar llogarisë tuaj bankare parashtesën XK05 d.m.th. të gjithë klientët kanë parashtesën e njëjtë.
Cilat janë përfitimet me përdorim të Kodit IBAN?
Lehtësim të pagesave ndërkombëtare, minimizimi të gabimeve si dhe procesim në afate optimale të pagesave ndërkombëtare.
...pra IBANI është komplet kodi identifikues XK05 + numri 16 shifror i llogarisë bankare.
Për më shumë informata vizitoni degën më të afërt të bankës ose telefononi në qendrën e thirrjeve 038/555555 dhe 049/555555.