Ofertë EKSKLUZIVE për bizneset vendore

Tash e 15 vjet jemi pranë bizneseve vendore. Andaj, për nder të 15 vjetorit të operimit tonë në Kosovë, banka ProCredit ka kënaqësinë të prezantojë kushte të reja për kredi biznesi për zhvillimin e bizneseve vendore – duke ditur rëndësinë e tyre në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe krijimin e vendeve të punës.

Kjo ofertë i dedikohet sektorëve të prodhimit, bujqësisë, dhe shërbimeve të bizneseve që planifikojnë investim afatgjatë duke filluar nga 20,000 Euro, si dhe përmes kësaj oferte mund të bëhen edhe investimet në teknologji të reja dhe modernizim me eko pajisje.


o Oferta përfshinë grejs periudhën deri në 12 muaj - që investimi të jetë më i lehtë.
Kohëzgjatja e kredisë deri në 12 vjet.

Të interesuar për ofertën?
APLIKO ONLINE
dhe njeri nga këshilltarët tanë të specializuar për biznes do të ju ftojë në takim!

Në këtë 15 vjetor Banka ProCredit ka përzgjedhur ofertë pikërisht për bizneset vendore gjë që reflekton orientimin tonë në financimet zhvillimore, rrjedhimisht në promovimin e investimeve për shtim të prodhimit në vend. Jemi të bindur që shtimi i prodhimit vendor është i një rëndësie të veçantë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, andaj mbështetja e këtij sektori është fokus strategjik i bankës sonë. Banka ProCredit po vazhdon të kontribuojë në integrimin dhe zhvillimin e balancuar ekonomik të Kosovës duke prirë me iniciativa dhe oferta që ju përshtaten nevojave të bizneseve”, ka deklaruar Ilir I. Aliu, Drejtor Gjeneral në Bankën ProCredit.  

Nevojat e bizneseve për investime afatgjata shpesh plotësohen me financime afatshkurta. Prandaj, kushtet e reja të Bankës ProCredit paraqesin strukturë të favorshme financimi dhe plan pagese të përshtatshëm për natyra të ndryshme të investimeve. Kështu këto kushte ju mundësojnë bizneseve në Kosovë të koncentrohen në plane investive afatgjate. Banka ProCredit konsideron se investime të tilla ndikojnë në qëndrueshmëri dhe stabilitet të bizneseve.

Klientët e biznesit financohen nga Banka ProCredit, duke shfrytëzuar edhe fondet nga Banka Evropiane për Investime dhe Fondi i Investimeve Evropiane

Oferta vlen deri më 31 maj, 2015.
ProCredit Bank, Banka Ime