Ofertë speciale për blerjen e mekanizmit bujqësor

Banka ProCredit në partneritet me AGRIBAU SHPK ka dizajnuar ofertë speciale enkas për të plotësuar nevojat e fermerëve në Kosovë – kredi për blerje të mekanizmit bujqësor. 


Me qëllim që t’i ndihmojmë fermerët në arritjen e objektivave afatgjata, ne ju mundësojmë blerjen e mekanizmit bujqësor më efiçient  që do të ndikonte në rritjen e prodhimtarisë, zvogëlimin e kohës së humbur, ngritjen e kualitetiti të punës duke ndikuar njëherit të jeni më konkurrent në treg me produktet tuaja.
Përmes kompanisë partnere AGRIBAU SHPK , Banka ProCredit ju mundëson blerjen e mekanizmit bujqësorë përmes kredive të agrobiznesit me normë efektive të interesit 5.69% (normë nominale të interesit 5.55%).

Plani i pagesës mund të përshtatet me të hyrat tuaja sezonale:

• grejs periudhë deri në 18 muaj
• kohëzgjatje të kredisë deri në 10 vite
• për shumat e kredisë =>10,000€

Banka ProCredit do të vazhdojë t’i mbështesë edhe në të ardhmen agrobizneset, duke marrë parasysh rëndësinë dhe potencialin e sektorit të bujqësisë karshi ndikimit në zhvillimin e ekonomisë, me kapacitet për të gjeneruar vende pune.

ProCredit Bank
Partner i AgroBiznesit tuaj!