Njoftim

ProCredit Bank njofton klientët e saj që ka ndryshuar edhe kushtet e tërheqjes apo transfertit nga llogaria e kursimit, në mënyrë që kjo llogari të përdoret vetëm për qëllime kursimi ashtu siç edhe është e destinuar. Kështu që, për transaksionet dalëse (tërheqje apo transfert) që realizohen në degët tona nga llogaria e kursimit do të aplikohen komisionet e njëjta si për transaksionet përkatëse nga llogaria rrjedhëse. Për më tepër, në llogarinë e kursimit do të aplikohet komision shtesë në rast se klienti realizon më shumë se një transaksion dalës brenda muajit dhe ky komision do të aplikohet për çdo transaksion të tillë.

Për më shumë, ftohen të gjithë klientët e ProCredit Bank të i referohen faqes tonë zyrtare të internetit, të drejtohen në degët tona ose të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.

ProCredit Bank ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton në një bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Për më shumë informata, klikoni linkun.