Takimi i radhës me fermer në sektorin e blegtorisë në Komunën e Gjilanit

ProCredit Bank vazhdon të mbajë takime të ndryshme me fermer të cilët kanë për qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e agrobiznesit të tyre.
Tema radhës e cila u diskutua me fermerët e Gjilanit në sektorin e blegtorisë kishte në fokus higjienën e qumështit gjatë mjeljes, rritjen e kapacitetit prodhues si dhe përmirësimin e cilësisë së qumështit, ku ndër tjera duke shfrytëzuar edhe ilustrimin praktik në fermë për përdorimin e metodave për vlerësimin e cilësisë së qumështit . Në këtë ngjarje ProCredit Banka ka angazhuar mjekun veteriner  Dr. Alban Spahiu i cili ka ligjëruar mbi temën “Rritja e kuantitetit dhe kualitetit të qumështit dhe higjiena në fermë”.
ProCredit Bank do të vazhdoj me organizimin e seminareve për klientët e agrobiznesit në të gjithë Kosovën duke i ofruar këshilla profesionale nga ekspert të specializuar në lëmin e agrikulturës, duke marrë parasysh rëndësinë dhe potencialin e sektorit të bujqësisë në zhvillimin e ekonomisë dhe për të gjeneruar vende pune.