Banka ProCredit edhe sivjet, për të katërtin vit me radhë, ka mbështetur iniciativës qytetare ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, duke pastruar hapësira publike në të gjitha qytetet e Kosovë.
Mbi 200 punonjës të bankës kanë mbushur disa qindra qese me mbeturina duke dhënë mesazhin që një ambient i pastër është përgjegjësi e gjithë secilit. Banka ProCredit mbështet fuqishëm idenë e kësaj iniciative se hedhja e mbeturinave në vendet e duhura dhe ruajtja e ambientit janë përgjegjësi e gjithë secilit prej nesh.
Kemi pasur kënaqësinë që bashkërisht si ekip i ProCredit Bankës të japim kontributin tonë qytetarë për një Kosovë me ambient më të pastër, dhe të përcjellim mesazh vetëdijesimi që ta mbajmë pastër vendin tonë.