Banka ProCredit së bashku me bankat tjera simotra të rajonit kanë ndërmarrë iniciativë mjedisore e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit duke reduktuar përdorimin e qeseve të plastikës.
Për këtë qëllim, rreth 600,000 çanta 100% pambuk organik janë shpërndarë FALAS - ku 150,000 prej tyre janë dhuruar qytetarëve të Kosovës përmes degëve tona, qendrave tregtare dhe rrjeteve të marketeve. Vlen të theksohet se këto çanta janë prodhuar sipas standardeve më të larta ekologjike duke dëshmuar edhe tutje qasjen shumë të përgjegjshme të Bankës ProCredit ndaj mbrojtjes së ambientit.
E ardhmja në duart tuaja!