Zona 24/7 - Koncept INOVATIV I BANKIMIT në Kosovë!

Për t’i plotësuar nevojat bankare të klientëve tanë ne kemi sjell inovacion në mënyrën e bankimit duke i avancuar “ZONAT 24/7” për një bankim të shpejtë dhe të sigurtë.

E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë të cilat mundësojnë të realizohen shumë shërbime bankare, shpejt dhe pa pasur nevojë të kufizoheni nga orari i punës së bankës. Për më tepër shërbimet bankare që ofrohen në Zona 24/7 janë më lirë se sa në sportelet e degëve bankare.

Për t’u qasur në Zonat 24/7 pas orarit të punës së bankës – ju duhet të keni kartelë të vlefshme debiti ose krediti.

 

Shërbimet/Pajisjet që ofrohen në ZONAT 24/7:

BANKOMAT | DEPONIM | TËRHEQJE
Ky shërbim sjell RISI për klientët e biznesit duke ju mundësuar deponimin e qarkullimit ditor (për shumat deri në 10,000 EUR) dhe po ashtu deponimin e parave për klientët privatë në çdo kohë.  Njëkohësisht këto bankomate ofrojnë mundësinë e tërheqjes së mjeteve.

 

BANKOMAT - TËRHEQJE
Sot më afër se kurrë klientët tanë mund të menaxhojnë parat e tyre përmes bankomateve shumë funksional të vendosur në zonat 24/7. Tërheqjet nga llogaria rrjedhëse dhe e kursimit (deri në shumë 2,000 EUR), informatat mbi gjendjen e llogarisë, ndërrimi i PIN-it, 3D secure, mbushje të telefonit dhe internetit si dhe pagesat e faturave mujore janë disa nga shërbimet që ofrojnë këto bankomate.

 

KËNDI e-Banking
Ky kënd ofron mundësinë e qasjes në e-Banking përmes të cilës klientët mund të shikojnë llogaritë e tyre, të realizojnë transaksione  dhe të bëjnë barazimin e linjës kreditore. Njëkohësisht përmes këtij këndi ju mund të qaseni direkt në ueb faqen e bankës si dhe të shikoni të gjitha videot udhëzuese që ne kemi përgatitur për ju të cilat në detaje shpjegojnë se si të realizohen shërbimet hap pas hapi.

 

KASAFORTË PËR DEPOZITIM
Bizneset të cilat kanë qarkullim ditor më të madh se 10,000 EUR mund të depozitojnë qarkullimin e tyre në çdo kohë në kasafortat e qarkullimit ditor – për të cilat paraprakisht nevojitet kontratë nga banka. Paratë e gatshme të depozituara duhet të futen në zarfin e posaçëm për deponim të cilat fizikisht kontrollohen, rinumërohen nga zyrtarët e bankës si dhe kreditohen në llogarinë e klientit. Për të shfrytëzuar këtë shërbim, bizneseve ju lejohen një kartelë e posaçme nga banka.

 

KËNDI I TRANSFERTEVE
Ky kënd ofron mundësinë për realizim të transferteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Si funksionon?
Klientët plotësojnë format e transferteve të cilat janë në dispozicion brenda këtyre zonave duke i futur ato në kutinë përkatëse të cilat pastaj procesohen nga zyrtarët e bankës.

 

MAKINË PËR PAGESA
Këto makina janë të specializuara për deponim të parave si dhe në të ardhmen do të vendosen edhe mundësi shtesë për pagesa.

 

QENDRA E THIRRJEVE
Përmes qendrës së thirrjeve klientët kanë mundësi që në çdo kohë të lidhen direkt me ne dhe të marrin përkrahje teknike për shërbimet e ofruara në zonat 24/7. Mjafton vetëm ta qoni telefonin edhe menjëherë ju do të lidheni me qendrën tonë të thirrjeve pa pasur nevojë për veprime tjera.