e-Statement, shërbimi më i ri i lancuar nga Banka ProCredit

Banka ProCredit njofton klientët se ka lancuar shërbimin e  ri të quajtur “e-Statement.”
Ky shërbim mundëson shikimin e gjendjes së llogarisë online duke u qasur përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.
Ndërsa përdoruesit e platformës e-Banking vazhdojnë të qasen përmes: emrit të përdoruesit, fjalëkalimit dhe tokenit.

Cilat janë llogaritë që mund të shihen me e-Statement?
• Bilanci i llogarisë rrjedhëse
• Bilanci i llogarisë së kursimit
• Bilanci i llogarisë më afat
• Bilanci i kredisë
• Bilanci i kartelës së kreditit

Plotësimi i nevojave të klientëve si dhe ruajta e mjedisit ku veprojmë ne është prioriteti ynë!
ProCredit Bank vazhdimisht është duke avancuar në shërbimet elektronike të cilat janë të dobishme dhe lehtësojnë menaxhimin e financave tuaja dhe kontribuojnë në një ambient më të pastër.
Me e-Statement klientët nuk kanë nevojë më të shtypin në letër gjendjen e llogarisë së tyre sepse në çdo kohë mund të qasen nga kompjuteri i tyre dhe ta shikojnë atë.

Më pak letër, mjedis më të pastër!

Për t’u pajisur me këtë shërbim vizitoni degën më të afërt të Bankës ProCredit.