Filloi gara “Eko Video”

Banka ProCredit dhe DokuFest ju ftojnë të xhironi dhe aplikoni me videot tuaja të cilat adresojnë çështje të ndryshme të mbrojtjes dhe ndotjes së ambientit.

EKO videot do të shfaqen në festivalin DokuFest, i cili do të mbahet nga data 08- 16 gusht 2015 në Prizren.

PËR TË APLIKUAR:
> Filmoni videon tuaj me kamerë, telefon, aparat ose webcam.
> Ngarkojeni (upload) videon në webfaqen
www.wetransfer.com duke e dërguar në e-mail adresën ekovideo@dokufest.com

SHPËRBLIMI:
Tri videot më të mira EKO do të shpërblehen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të DokuFest:
> Vendi i parë: 500 Euro
> Vend i dytë: 300 Euro
> Vendi i tretë: 200 Euro

KRITERET:
> Video duhet të jetë jo më e gjatë se 5 minuta.
> Autorët e videos duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.
> Video duhet të adresoj çështje mjedisore si:
• mbrojtja e ambientit,
• kursimi i energjisë dhe ujit,
• ndotjen e ambientit,
• energjia e ripërtëritshme,
• si dhe aktivitete të tjera ekologjikisht miqësore.
> Aplikimi duhet të përfshijë emrin e videos,
autorin dhe kontaktin (email adresën).

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM:
1 Gusht, 2015