Banka ProCredit njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 22 korrik 2015, është rritur limiti i tërheqjes së parave në bankomatet e Bankës ProCredit dhe me kartelat e Bankës ProCredit në 2,000 Euro.
Që nga kjo datë të gjithë klientët privatë që posedojnë kartela të lëshuara nga ProCredit Bank si dhe të gjithë klientët e biznesit që posedojnë kartelat tona do të kenë mundësinë e tërheqjes deri në 2,000 Euro brenda 24 orëve.
Banka ProCredit ju fton në bashkëpunim të mëtutjeshëm!