Banka ProCredit njofton të gjithë klientët e saj se implementimi i ndryshimit të ndalesës për mirëmbajtje të llogarisë për klientët privatë në valutën EUR i paralajmëruar me datë 30 qershor, 2015 do të shtyhet në afat të pacaktuar.
Për më shumë informata, ftohen të gjithë klientët e Bankës ProCredit t’i vizitojnë degët tona, të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555 ose t’i referohen çmimorës së publikuar në faqen tonë në internet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Me respekt,
Banka ProCredit