Të nderuar klientë,
Banka ProCredit ju njofton se duke filluar nga data 05 shtator 2015, dita e shtunë nuk do të jetë më ditë pune në degët tona.
Shërbimet bankare ju mund t’i kryeni përmes Zonave 24/7. Këto Zona janë të hapura 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës dhe janë të pajisura me bankomate për depozitim dhe tërheqje të parave si dhe kasaforta për deponim të qarkullimit ditor të bizneseve. Përveç kësaj, ju mund ti kryeni edhe një sërë pagesash të faturave mujore. Zonat janë të pajisura edhe me telefon ku në çdo kohë ju mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve të bankës sonë nëse hasni në ndonjë pyetje apo vështirësi gjatë kryerjes së shërbimeve.
Banka ProCredit ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton në një bashkëpunim të mëtutjeshëm!