Banka ProCredit njofton të gjithë klientët e saj se Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të Klientëve Privatë si dhe të atyre të Biznesit do të pësojnë ndryshime.
Këto ndryshime do të jenë të aplikueshme për klientët ekzistues nga data 07 tetor, 2015.
Për më shumë informata, ftohen të gjithë klientët e Bankës ProCredit t’i vizitojnë degët tona, të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Me respekt,
Banka ProCredit