Banka ProCredit fiton çmimin e parë për Përgjegjësi Shoqërore

Banka ProCredit mori çmimin e parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë (CSR) 2015, në nivel të korporatave.
 
Nga 14 kompani të cilat kanë aplikuar me projekte të ndryshme të cilat sjellin vlerë të shtuar edhe efekte pozitive në shoqëri, Banka ProCredit u vlerësua me çmimin e parë fal angazhimeve të saja të shumta edukative / vetëdijësuese në sferën e mbrojtjes së ambientit, ndërsa në kuadër të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme çmimin e parë e mori Rugove.

Pjesëmarrja jonë me projektin Eko të sistemit të brendshëm të menaxhimit mjedisor (ujit, rrymës dhe letrës) mori çmimin e parë duke u konsideruar si projekti më kreativ dhe më kontribues që një bankë mund të ndërmarrë për mbrojtjen e ambientit duke zbatuar dhe implemetuar program konkret dhe me shumë sukses nga vet punonjësit e bankës. Gjithashtu,  Banka ProCredit me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit, ka ndërmarrë iniciativën tjetër mjedisore duke dhuruar 150,000 qanta të pambukut qytetarëve të Kosovës me mesazhin që të reduktohet përdorimi i qeseve të plastikës.

Një qasje tjetër edukative në mbrojtjen e mjedisit, Banka ProCredit implemeton tash e sa vite në sferën e eko kredive, duke konsideruar mbrojtjen e ambientit si pjesë e rëndësishme e modelit të përgjegjshëm biznesor dhe si vlerë të integruar në filozofinë tonë bankare.

Rrjeti i CSR në Kosovë është anëtar i Rrjetit për Përgjegjësi Shoqërore Korporatave të Evropës (CSR Europe) i cili organizohet çdo vit për të vlerësuar ndërmarrjet të cilat kontribuojnë në segmentin e përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale të shoqërisë.