Banka ProCredit mori pjesë në forumin ekonomik në Berlin; Me këtë rast banka mundësoi ekspozimin e shërbimeve edhe të prodhuesve dhe bizneseve kosovare si Frutex, Cactuss, EkoInvest dhe Elen gjatë panairit që u mbajt në kuadër të këtij forumi.
Përfaqësues të bankës Arbër Kelmendi, Armend Haxhiu, Ilir Aliu dhe Christoph Freytag nga ProCredit Bank Gjermania, patën rastin që të diskutojnë për së afërmi me të gjitha palët e konferencës përfshirë edhe Ministrin Federal për Zhvillim dhe kooperim ekonomik, Dr. Gerd Müller rreth përvojës afariste të bankës ProCredit dhe partnerëve të saj.