Mesazh vetëdijesimi rreth komunikimit me email apo në internet

Banka ProCredit këshillon klientët të kenë kujdes për të gjitha postat elektronike (e-mails) të dyshimta dhe të papritura të cilat i pranoni, edhe nëse ato duken në shikim të parë se vijnë nga një burim i besueshëm. Këto email-a iniciohen nga dërguesit tërësisht në baza të rastësishme me qëllimin që të arrijë një adresë aktive të një klienti me një llogari në bankën e synuar për sulm.

Pra, kjo është “Phishing”, një metodë që përdoret për marrje të informatave të ndjeshme të klientëve përmes dërgimit të email-ave mashtrues në emër të bankës.

Keni kujdes:
Banka ProCredit asnjëherë nuk do të ju kërkojë përmes postës elektronike të jepni informata të ndjeshme duke klikuar në një link si dhe duke vizituar një ueb faqe. 

Faleminderit për mirëkuptim,
Banka ProCredit