Njoftim

Klientë të nderuar,

Banka ProCredit njofton se nga data 04 janar, 2016 degët e bankës në:
Ulpianë - Prishtinë, Bregu i Diellit - Qendra Tregëtare - Prishtinë, Lagja Mat - Prishtinë, Sheshi Shadervan - Prizren, Rr. Trepca nr.5 -
Prizren, Rr. Medlin Ollbrajt p.n. - Gjilani dhe Rr. Rexhep Bislimi nr.36/A - Ferizaj do të ofroj këto shërbime:

• Këshillim për shërbime bankare si për klientët privatë ashtu edhe të biznesit
• Hapje të llogarive
• Aplikim për Pako Bankare
• Aplikim për Kredi Private
• Aplikim për Kartela
• Aplikim për të gjitha shërbimet elektronike bankare

Të gjitha shërbimet tjera si: tërheqje, deponim, informata mbi gjendjen e llogarisë, pagesa të faturave mujore, ndërrim të PIN-it, transferte etj., mund t’i kryeni në ZONAT 24/7 dhe platformën e-Banking.

Banka ProCredit ju falënderon për mirëkuptim dhe ju fton për bashkëpunim të mëtutjeshëm!

Me Respekt,
ProCredit Bank