Banka ProCredit njofton të gjithë klientët privat se do të ndërpresë ofrimin e shërbimeve në valutën Franga Zvicerane CHF dhe funta britanike GBP.
Ftohen të gjithë klientët privatë të bankës që posedojnë llogari në valutën CHF apo GBP që në afat prej 45 ditësh të paraqiten në ndonjërën prej degëve të bankës për të tërhequr apo konvertuar të hollat në valutën EUR.
Llogaritë e këtyre klientëve do të mbyllen pas afatit të sipër përmendur dhe banka mund të konvertoj në valutën Euro mjetet e tyre me kursin zyrtar të këmbimit të asaj dite dhe të transferojë paratë në llogarinë rrjedhëse aktive në Euro. Klientët - llogaritë e të cilëve do të mbyllen, mjetet mund t’i tërheqin edhe pas kësaj date në degët e Bankës ProCredit (kliko listën e degëve për të shfletuar degët ku mund të bëhen tërheqjet).
Ndërprerja e marrëveshjeve dhe mbyllja e llogarive në CHF dhe GBP bëhet në pajtueshmëri të plot me Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme të Biznesit për klientët privatë dhe ligjet në fuqi.
Për informata shtesë ju lutem kontaktoni Qendrën tonë të thirrjeve: 049 555 555; 038 555 555 ose vizitoni degën më të afërt të Bankës ProCredit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj
Me respekt,
Banka ProCredit