Puna në Bankën ProCredit

Në zemër të Bankës ProCredit është stafi i saj!

Mësoni më shumë rreth mënyrës se si ne punojmë, si duket dita jonë dhe potencialisht dita juaj në të ardhmen.

Apliko këtu

Ti

  • Balanca punë-jetë 

Në ProCredit, kultura e punës të ka ty në qendër! 
Ndërto suksesin profesional paralelisht me atë personal duke patur një ekuilibër.

  • Transparenca në strukturën e pagave

Përveç zhvillimit tënd të vazhdueshëm, përkushtimi ndaj institucionit shpërblehet me rritje të strukturuar të pagës gjatë të gjithë rrugëtimit tënd.

  • Puna hibride


Në kuadër të qasjes së punëdhënësit modern dhe fleksibil, ti mund të punosh 24 ditë pune në vit nga shtëpia.

  • Barazia gjinore 

Ti do të punosh në një ambient ku aplikohet dhe promovohet diversiteti gjinor në vendimmarrje, barazi në aspekt të pagës dhe pozita drejtuese.
 

Apliko këtu

Familja jote

  • Një shtatori: ditë pushimi për prindërit me fëmijë në klasë të parë

Pa merak, nuk do ta kalosh në punë një moment kaq të rëndësishëm në jetën e fëmijës tënd!

  • Pushim shtesë për përkujdesje

Nëse familja jote ka nevojë për ty, ti do të jesh me ta!

  • E premtja e parë e çdo muaji me orar të pjesshëm

Ti mund ta shijosh këtë kohë shtesë me familje apo ta shfrytëzosh fundjavën e zgjatur për t’u rimbushur me energji.

Apliko këtu

Shëndeti yt

  • Sigurimi shëndetësor Premium

Pakoja jonë ekskluzive e Sigurimeve Shëndetësore mbulon të gjitha nevojat mjekësore, duke të dhuruar paqe mendore.

  • Ngjarje sportive

Në ProCredit, natyrën e kemi zemër. Në organizime të ndryshme sportive, jo vetëm që do të ndjehesh më shëndetshëm fizikisht, por dhe do t’i njohësh kolegët në një dimension tjetër.

Apliko këtu

Zhvillimi yt

  • Akademitë ProCredit

Akademitë tona synojnë avancimin e aftësive gjithëpërfshirëse të menaxherëve duke i vënë pjesëmarrësit përballë pyetjeve thelbësore filozofike, historike dhe shoqërore. 
 

  • Trajnime të specializuara për rolin tënd

Kurset për pozita specifike dhe seminaret me tematika të zbatueshme nga i gjithë grupi sigurojnë që secili anëtar i personelit të ketë shkathtësitë dhe kompetencat e duhura.
 

  • Kurse të gjuhës angleze

Kursi i anglishtes është një eksperiencë e larmishme ku trajnimi bëhet përmes aktiviteteve argëtuese me kolegë ndërkombëtarë nga të gjitha vendet ku operon ProCredit.

Apliko këtu

Çdo ditë me ne

  • Fryma ekipore

Qoftë për bashkëpunim në projekte apo në zgjidhjen e sfidave së bashku, besimi dhe bashkëpunimi mes kolegëve të fal një energji të pandalshme kolektive, që garanton produktivitet.

  • Ambienti punës

Si anëtar i ekipit të bankës, ti inkurajohesh të shprehësh kreativitetin dhe pikëpamjet e tua. Një mjedis i tillë ku ti ndihesh i vlerësuar dhe i dëgjuar është receta për sukses.

  • Bankimi i përgjegjshëm

Kultura financiare është shtylla e ProCredit”-it. Kjo pasqyrohet jo vetëm me klientët tanë, por edhe me partnerët dhe kolegët, duke të ndihmuar edhe ty q të përvetësosh menaxhimin e parave t tua.

Apliko këtu

ProCredit në numra ( 2024):

Total stafi

61% gra dhe 39% burra

33% e stafit kanë ProCredit-in punëdhësin e parë

Menaxhmenti i mesëm

50% burra dhe 50% gra

130 orë mesatarisht trajnim për secilin staf

Mesatarisht 9 vite të shërbimit për të gjithë punonjësit në institucion

Mesatarisht 13.6 vite shërbim për gratë në menaxhmentin e mesëm dhe 13.7 vite shërbim për burrat

60,000 orë në total për trajnim të stafit gjatë vitit 2024