Pyetjet dhe përgjigjjet më të shpeshta

Kuleta Digjitale ProPay është një kuletë në formatin digjital e cila ju mundëson të realizoni pagesa  përmes telefonit të mencur apo paisjeve tjera mobile me Android të cilat përkrahin teknologjinë pa tela në distancë të afërt e emërtuar si NFC (Near Field Communication). Ju mund të paguani në të gjitha POS terminalet që mbështesin pagesat pa kontakt.

Po ashtu përmes Kuletes Digjitale ProPay mund të realizoni edhe tërheqje në bankomate të Bankës ProCredit.

Përparsitë kryesore janë:

  • Gjatë realizimit të pagesës nuk është e domosdoshme  të keni kartelën me vete apo ta nxjerrni nga kuleta ose çanta.
  • Siguria gjatë pagesës është shumë e lartë pasi që gjatë realizimit të pagesës do përdoret kartela e digjitalizuar gjegjesisht nje token i cili është I ndryshëm nga numri i kartelës. Numri i kartelës nuk shpaloset asnjëherë .

Kuleta Digjitale ProPay do jete e pajisur me metoden me te avancuar te autentikimit e njohur si CDCVM (Consumer Device Cardholder Verification Method), e cila mundëson qe autentikimi i transaksionit nga Kuleta Digjitale të bëhet gjithmone dhe per te gjitha vlerat nga pajisja mobile gjegjësisht telefoni juaj, pa pasur nevojë të shtypet PIN në POS terminal apo pajisje tjera të tregtarit.

SHENIM: Ju duhet të kujdeseni që telefoni i juaj është i mbrojtur duke caktuar parametra të sigurisë për qasje.(pin, shenja të gishtrinjëve etj.) për hapjen e ekranit.

Për të filluar përdorimin e ProPay Kuletës  Digjitale,  telefoni apo pajisjet tjera duhet të kenë:

  • Instaluar sistemin operativ  Android versionin 4.4 Kit Kat apo më lartë,
  • Qasje në internet
  • Përkrahje për teknologjinë e komunikimit pa tela (NFC).

Për të filluar përdorimin e ProPay Kuletës  Digjitale,  telefoni apo pajisjet tjera duhet të kenë:

  • Instaluar sistemin operativ  Android versionin 4.4 Kit Kat apo më lartë,
  • Qasje në internet
  • Përkrahje për teknologjinë e komunikimit pa tela (NFC).

SHËNIM: Për shkak të kufizimeve nga Apple, Kuleta Digjitale ProPay për momentin nuk funksionon në pajisjet me sistemin operativ IOS.

  • Kuleta Digjitale ProPay është e integruar në aplikacionin mobil dhe është e nevojshme të keni kontratë me ProCredit për Ebanking me sms-tan.

Sapo të instaloni versionin e fundit të aplikacionit  mobil dhe arrini të qaseni do të shfaqet njoftimi për funksionin e ri të Kuletës Digjitale dhe opcioni për të shtuar kartelat në Kuletën Digjitale ProPay.

  • Aplikacioni mobil duhet te shkarkohet dhe instalohet nga Google Play Store
  • Kuleta Digjitale ProPay duhet të përzgjedhet si kuletë prioritare
  • Kuleta Digjitale ProPay mund të instalohet ne disa pajisje mobile.

Pas shtypjes se butonit SHTONI KARTELËN fillon procedura e konfigurimit dhe aktivizimit të Kuletës Digjitale ProPay.

  • Përcaktohet një PIN- kod katër-shifror i cili do të  përdoret për të autorizuar pagesa në vlera më të mëdha se 50 Euro dhe për konfigurime tjera të Kuletës Digjitale ProPay.
  • Bëhet përzgjedhja e kartelës së parë (kartela primare) e cila do të përdoret për pagesa me ç’rast gjenerohet një sms në numrin e telefonit te regjistuar në bankë dhe pas identifikimit të saktë kartela aktivizohet dhe është e gatshme për të realizuar pagesa
  • Nëse keni  debit kartela tjera MasterCard  mund ti shtoni në Kuletën Digjitale  Propay  në vazhdim ose edhe më vonë, duke shtypur butonin SHTONI KARTELËN dhe duke iu përmbajtur hapave të mësipërm këto kartela do të shtohen dhe për një kohë të shkurtë do jenë të gatshme për pagesa.
  • Ju mund të përzgjidhni cilindo prej këtyre kartelave si kartelë primare, në cfarëdo kohe.

Të gjitha kartelat MasterCard dhe Visa Business të lëshuara nga ProCredit përfshi dhe kartelat ngjitëse të debitit përkrahen nga Kuleta Digjitale ProPay.

Kuleta Digjitale ProPay mund të përdoret në të gjitha pos terminalet që mbështesin pagesat pa kontakt  si brenda ashtu edhe jashte vendit dhe të cilat përkrahin kartelat e brendit MasterCard.

Varësisht prej vleres së pagesës e cilat shtypet  ne pikat e shitjes- POS terminal, janë dy metoda të mundshme të pagesës:

  • Për vlerat deri 50 EURO mjafton qe telefoni(ekrani) te jetë i hapur  dhe të afrohet tek pos terminali ku me një prekje të lehtë pagesa do të realizohet në mënyrë automatike
  • Për vlerat 50-500 EURO telefoni(ekrani) duhet të jetë I hapur dhe të afrohet tek pos terminali ku pas leximit të vlerës kërkohet të bëhet autentikimi në telefon përmes pin kodit katërshifror të caktuar në fillim apo përmes shenjave të gishtërinjëve. Pas autentikimit në telefon me një prekje te lehtë në pos terminal pagesa do të  realizohet.

Ju gjithashtu mund të autorizoni  pagesat  duke selektuar opcionin PAGUAJ ME KULETËN DIGJITALE PROPAY I cili  gjendet ne faqen e parë të aplikacionit mobil, ku pasi të keni zgjedhur njërin prej opcioneve të pagesës dhe pastaj me një prekje të lehtë në pos terminal pagesa do të realizohet.

Nëse keni harruar Pin Kodin katër-shifror atëhere duhet  që në menynë për ndryshim të PIN  Kodit në Kuletën Digjitale  të shtypni opcionin RESETO PIN-IN, natyrisht që për këtë veprim do kërkohet autentikimi përmes sms në numrin e telefonit që është regjistruar në Bankë. Më pastaj do ju kërkohet të vendosni PIN- kodin e ri.

Pagesat realizohen përmes teknologjisë NFC dhe nuk ka nevojë për qasje në internet.

Pas instalimit te aplikacionit mobil të gjitha  kartelat duhet të digjitalizohen prej fillimit.

Pasi të hyni në Kuletën  Digjitale ProPay, duhet të zgjedhni menynë në këndin e lartë djathtas, dhe pastaj opcionin Fshij Kuletën Digjitale.

Pas selektimit të  kartelës në Kuletën Digjitale ProPay të gjitha transaksionet e inicuara(aprovuara apo refuzuara)  do të shfaqen në vijim. Të keni parasysh se aty do paraqiten të gjitha pagesat e inicuara, ato të aprovuara por potencialisht edhe të refuzuara.

Për të kuptuar transaskionet e ralizuara me sukses duhet të shikoni tek Historiku i transaksioneve  në aplikacionin mobil.

Në rast të vjedhjes apo humbjes së telefonit ju duhet menjëherë të informoni Bankën duke kontaktuar  Qendrën e Kontaktit në numrin 038 555 555 ose 049 555 555 në mënyrë që të bëhet bllokimi i kartelave të digjitalizuara apo edhe kartelave fizike. Në rast humbje apo vjedhje të telefonit ju mund të kërkoni nga banka bllokimin e vetëm kartelave të digjitalizuara(tokenave). Përderisa mund të vazhdoni me përdorimin e kartelës fizike.

Në rast të vjedhjes apo humbjes së kartelës ju duhet të bllokoni atë përmes aplikacionit mobil bankar apo duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në numrin 038 555 555 ose 049 555 555. Ajo kartelë nuk mund të përdoret për pagesa përmes Kuletës Digjitale ProPay.Përveq nëse kërkoni nga Banka zhbllokimin e Tokenit gjegjësisht kartelës së digjitalizuat. Kur të merrni kartelen e re duhet ta shtoni përsëri në Kuletën Digjitale.