Pyetjet dhe përgjigjjet më të shpeshta

Lokacionet e Zonës 24/7 mund t'i gjeni këtu.

 Lokacionet e bankomateve mund t'i gjeni këtu.

Mjafton të keni kartelë të debitit të bankës ProCredit dhe bëni së paku një blerje në pika të shitjes të bankës ProCredit dhe pastaj mund të bëni edhe tërheqje në këto pika. Maksimumi i tërheqjes është deri në 200 Euro brenda ditës.

Meridian Express, IP – KOS, Emona, Interex, Gorenje Aztech, Green Pharmacy, Kastrati Pharmacy, Liridoni, Buquku Tropikal, Abi Center, Abi Store dhe Abi Plus, Riga Pharm, ELKOS Center, ETC.

Nga data 1 Maj 2018 qasja në llogarinë e kursimeve mundësohet vetëm përmes transferteve. Ju mund të përdorni Zonat 24/7 për deponim në llogarinë rrjedhëse ndërsa përmes e-banking të i transferoni në llogarinë tuaj të kursimeve.

Klientët mund të deponojmë deri në 40 bankënota në bankomat dhe mund të realizojnë deponime më shumë se një herë gjatë ditës, me kusht që shuma e përgjithshme që ka deponuar klienti gjatë ditës nuk kalon shumën 9,995 Euro. Deponimi zakonisht reflektohet në llogari maksimumi brenda 20 minutave, përveç deponimeve pas orës 20:00 që reflektohen të nesërmen prej orës 07:00 të mëngjesit.

Bizneset të cilat kanë qarkullim ditor më të madh se 10,000 Euro mund të depozitojnë qarkullimin e tyre në çdo kohë në kasafortat e qarkullimit ditor (dropbox) – për të cilat paraprakisht nevojitet kontratë nga banka. Me kontratë klienti pajiset me një kartele që i lejon qasje në disa nga kasafortat e deponimit, pranon qeset plastike për deponim dhe format e deponimit (‘Mandat arkëtimi’ dhe ‘forma për deklarimin e prejardhjes se mjeteve) dhe bëhet caktimi i limitit ditor të deponimit. Shiko video udhëzuese këtu. 

Minimumi i shumës të cilën mund të tërhiqni është 10 Euro. Limiti i zakonshëm ditor për tërheqje në bankomat me kartela të Bankës ProCredit në Kosovë është 2,000 € kurse ai javor është 5,000 €.