Kujdes nga mesazhet mashtruese (SMS phishing)

Mashtrimet përmes SMS-ve janë bërë më të sofistikuara dhe shpesh përdorin emrin e
bankave ose institucioneve të njohura për të fituar besimin tuaj. Qëllimi është i qartë: të
marrin të dhëna personale, kodet tuaja të sigurisë apo informacione financiare.
Shpesh këto mesazhe përmbajnë një link të dyshimtë, një kërkesë të papritur apo një
ton urgjent që synon t’ju nxisë të veproni menjëherë. Pikërisht këto shenja duhet t’ju
bëjnë të dyshoni.

Para se të klikoni, shikoni:

  • Dërguesin – nëse numri është i panjohur, mos klikoni në link.

  • Linkun – çdo adresë e çuditshme ose jozyrtare është rrezik.

  • Përmbajtjen – mesazhet që ju nxisin të veproni “tani për tani” janë shpesh mashtruese.

 

Si të mbroni veten?

  • Mos hapni linqe të dyshimta.

  • Mos ndani të dhëna personale ose bankare përmes SMS-ve.

  • Nëse merrni një mesazh që nuk ju duket i rregullt, kontaktoni bankën për sqarim në kanalet zyrtare:

 

kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com
038 / 49 555555

Verifikoni gjithmonë. Klikoni me kujdes.